Aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, drejtuesi i njërit prej mjeteve mbetet i bllokuar, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një aksident ka ndodhur këtë paradite të së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.

Tre mjete janë përplasur mes tyre në një tentativë të gabuar në manovër parakalimi. Si pasojë dy mjete janë dëmtuar lehtë ndërsa një tjetër tip Skoda ka përfunduar i ngulur në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.
Drejtuesi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe policia e qarkillimit rrugor ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes të cilët pasi kanë mbërritur e kanë nxjerrë nga mjeti dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Lushnjes me disa thyerje në trup por jashtë rrezikut për jetën.

Janë dashur dhe kalimtarë që kanë rendur drejt zonës së aksidentit që kanë spostuar mjetin për t’a larguar nga barriera e hekurt dhe fatmirësisht drejtuesi 30 vjeçar është shpëtuar.
Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje pasi është përcjellë i plagosuri për në spitalin e Lushnjes po vijon procedurat për dokumentimin e aksidenti dhe hedhjen dritë mbi shkaqet.
Dyshohet se një manovër e gabuar në parakalim e një prej merre mjeteve të përfshira në aksident ka qenë shkaku i përfshirjes së tre mjeteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëri ndryshe në epokën Rolando Maran! Debutim me surpriza, Mehmeti titullar dhe formacion që askush nuk e priste

NGA FATMIR POPJA TIRANË , 3 qershor 2026/Albania Express News/Mbrëmja...

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

SHBA ,3 qershor 2026/Albania Express News /Donald Trump deklaroi...

Buxheti më i madh ndonjëherë për peshëngritjen e Shtërmenit, Bashkia Cërrik rrit mbështetjen për kampionët dhe talentet e reja

CËRRIK ,3 qershor 2026/Albania Express News/Peshëngritja e Shtërmenit, një...

SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon

TIRANË , 3 qershor 2026/Albania Express News/SPAK ka shpallur...