Real Sociedad fiton Kupën e Mbretit, mund Atleticon e Madridit në penallti

Finalja e Kupës së Mbretit 2026 në Sevilë do të mbahet mend si një nga ndeshjet më dramatike të viteve të fundit.

Real Sosijedad triumfoi 4-3 në gjuajtjen e penalltive, pasi 120 minutat e lojës kishin lënë rezultatin e ngrirë në 2-2, duke fituar trofeun e katërt historik të Kupës së Mbretit.
Ndeshja nisi si ëndërr për ekipin bask, që arriti avantazhin pothuajse menjëherë pas fërshëllimës fillestare. Atletiko reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të Ademola Lookman rivendosi barazpeshën me një goditje të ulët dhe preçize nga buza e zonës. Megjithatë, pikërisht para pushimit, Mikel Oyarzabal shndërroi një penallti në gol, duke dërguar Real Sociedadin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.

Në pjesën e dytë Atletiko u rikthye e transformuar, me Simeonen që bëri ndryshimet e nevojshme taktike. Presioni bardhekuq dha fryte kur Julian Álvarez ekzekutoi një goditje të fuqishme me të majtën dhe barazoi shifrat në 2-2, duke e dërguar finalen në kohën shtesë. Tridhjetë minutat e mëtejshme nuk sollën gol fitues, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.
Gjuajtja e penalltive vendosi fatin e trofeut. Real Sociedad tregoi nerva të çelikta dhe triumfoi 4-3, duke i dhuruar tifozëve të saj festën e madhe. Për Atletikon dhe Antoine Griezmann, që po luante ndoshta ndeshjen e fundit me bardhekuqt për një trofe, mbeti hidhërimi i një mundësie të humbur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...