Neymar: Ishte Messi, pastaj unë, tani është radha e Yamal

Neymar ka thurur elozhe për Lamine Yamal në deklaratat e tij të fundit, duke e krahasuar talentin e djaloshit me atë të Lionel Messit dhe të vetes.

Prej vitesh dihet se braziliani është modeli dhe idhulli i Lamine Yamal, gjë që ylli i ri i Barcelonës e ka pohuar publikisht në shumë raste. Natyrisht, as vetë braziliani nuk ka kursyer lëvdatat për “djalin e mrekullueshëm” të futbollit botëror. Në deklaratën e tij, superylli i Santos theksoi se talenti i Yamal është unik dhe i kujton rrugëtimin e tij dhe të Messit në moshë të re. Ai e cilësoi si të pabesueshme atë që djaloshi bën në fushë, ndërsa shprehu keqardhjen për eliminimin e tij nga Liga e Kampionëve, duke vlerësuar faktin që 18-vjeçari dha gjithçka nga vetja.
“Besoj fuqimisht se ai është një nga lojtarët e rinj më të mirë që futbolli ka parë ndonjëherë. Ishte Messi, isha unë… por ajo që ky djalosh po bën në moshën 18-vjeçare është thjesht e pabesueshme. Më erdhi keq për të kur u eliminua nga Liga e Kampionëve. Ai dha maksimumin dhe bëri diferencën, por ky është futbolli, çdo gjë mund të ndodhë,” u shpreh Neymar.

Në mbyllje, braziliani parashikoi një të ardhme të ndritur për yllin e Barcelonës: “Koha e tij po vjen. Shpresoj që ai të fitojë vitin tjetër… dhe pse jo edhe Topin e Artë? Ai është i veçantë, një nga ata lojtarë që unë do ta mbështes gjithmonë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimnazistët e Elbasanit shkëlqejnë në Konkursin Rajonal të Ndihmës së Parë organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar

NGA FATMIR POPJA ELBASAN ,25 prill 2026/Albania Express News/Në një...

Rama në Dibër: Grupim në shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare dhe institucionale

DIBËR, 25 prill 2026/Albania Express New/ Kryeministri Edi Rama...

Vdes në fushë ish-lojtari i kombëtares së Nigerisë në moshën 40-vjeçare

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e...