Deputetët e Partisë së Lirisë u larguan para përplasjeve, Berisha: Ata duhet të qëndronin deri në fund në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për mediat pas protestës së djeshme, ku nuk munguan përplasjet fizike mes deputetëve, protestuesve dhe policisë. Pas ngjarjeve të djeshme u paraqitën në spital disa të lënduar nga të dyja palët.

Në konferencë Berisha u pyet edhe në lidhje me disa deputetë të Partisë së Lirisë, që u larguan menjëherë pas fjalës së tij, sapo nisën trazirat mes protestuesve dhe policisë.
“Sa i përket deputetëve, ata duhet të qëndrojnë deri në fund. Nuk mund të them kush ka ikur e kush jo, por ata duhet të qëndrojnë. Dje në mënyrë selektive të plagosur, të dëmtuar ishin një grup i gjerë deputetësh dhe drejtuesish, ndaj të cilëve u hodh spraj dhe u goditën me shkopinj e mjete të tjera”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përfundon një tjetër investim për eficiencën e energjisë në Elbasan

Një tjetër investim i rëndësishëm në shërbim të komunitetit...

Irani paralajmëron: Kontrolli i Ngushticës së Hormuzit armë strategjike kundër Shteteve të Bashkuara

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi sot se kontrolli mbi...