“Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit” ,Forcat Operacionale zbarkojnë me kontrolle të imtësishme në çdo qeli

PEQIN , 18 prill 2026/Albania Express News/Kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri janë intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit, duke sinjalizuar një qasje më të ashpër të autoriteteve ndaj sigurisë dhe disiplinës në burgje. Aksioni më i fundit është zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe të befasishëm.Në këtë burg kohët e fundit janë transferuar emra të njohur të botës së krimit dhe është nga burgjet më të populluara në Shqipëri.

Sipas burimeve jo zyrtare, ndërhyrja ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Forcat speciale të DAP kanë “zbarkuar” në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme të burgut.

Operacioni duket i mirëorganizuar dhe me përmasa të konsiderueshme. Rreth 20 automjete të forcave operacionale janë angazhuar në terren, ndërsa pjesëmarrja e një numri të lartë efektivësh tregon për seriozitetin dhe shkallën e lartë të këtij aksioni.

Kontrollet e befta në burgje janë pjesë e një strategjie për të parandaluar futjen dhe qarkullimin e sendeve të ndaluara, si dhe për të goditur çdo aktivitet të paligjshëm që mund të zhvillohet brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se aksione të tilla pritet të vijojnë edhe në institucione të tjera në vend.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar mbi rezultatet e kontrollit në burgun e Peqinit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni do të çojë në zbulime konkrete apo masa disiplinore ndaj të dënuarve apo stafit.

Ky kontroll masiv vjen në një kohë kur siguria në burgje mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit penitenciar në Shqipëri, duke shtuar nevojën për kontrolle të shpeshta dhe masa më të forta parandaluese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë në Xibrakë, në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan,një viktimë, gjashtë të plagosur

Elbasan ,27 prill 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë...

Marrëdhënia specifike kinoeuropiane në ardhmërinë e partneritetit teknologjik

Nga Aleksandër Çipa Mësohet nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS)...

Kina dhe qasja e saj përballë krizës së Ngushticës së Hormuzit

Nga Aleksander Çipa Në panoramën aktuale gjeopolitike ka shumë qasje...