“Moderne me taban” elektrizon Elbasanin,Elton Alla ,250 artistë shkëlqyen në skenë në një maratonë unike arti për 3 netë radhazi

Elbasani përjetoi një nga ngjarjet më të veçanta artistike të viteve të fundit, teksa “Moderne me taban” solli një atmosferë të jashtëzakonshme për tre netë radhazi, duke e kthyer qytetin në një skenë të madhe emocionesh, ritmi dhe tradite.Në një koncert-maratonë që bashkoi rreth 250 artistë të të gjitha moshave, publiku pati mundësinë të shijojë një ndërthurje të rrallë mes modernes dhe traditës qytetare, duke dëshmuar se kultura dhe arti elbasanas mbeten një pasuri e gjallë dhe frymëzuese.

Drejtuesi i Art Revolution Dance, Elton Alla, përmes një postimi falënderues theksoi se ky aktivitet ishte më shumë se një shfaqje artistike — ishte një manifestim i shpirtit krijues të qytetit. Sipas tij, energjia e skenës dhe përfshirja e gjerë e komunitetit e kthyen këtë maratonë në një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët.

Një nga momentet më të spikatura ishte performanca e grupit të zonjave, të cilat u ngjitën në skenë me një valle tradicionale të tabanit elbasanas, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut dhe duke dhënë një mesazh të fortë: arti nuk njeh moshë, por jeton përmes pasionit dhe shpirtit.

“Alla” nënvizoi gjithashtu se Art Revolution Dance nuk është thjesht një studio kërcimi, por një “shtëpi arti” për këdo që ndjen brenda vetes thirrjen për të krijuar dhe për t’u shprehur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME