NGA FATMIR POPJA
Një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe institucionale të këtij sezoni pritet të zhvillohet në Shqipëri më 10 maj, ku bashkia e Himarës në Qarkun e Vlorës do të mirëpresë një Triathlon Sprint ndërkombëtar, duke e kthyer qytetin bregdetar në epiqendrën e sportit dhe bashkëpunimit mesdhetar.

Aktiviteti do organizohet nga VLORA TRI Club në bashkëpunim me Federata Shqiptare e Triathlonit, ndërsa pjesëmarrja e ekipit italian Agim Academy ASD APS dhe Leo Constructions SSD i jep këtij eventi përmasa ndërkombëtare dhe një dimension të ri zhvillimi për sportin në rajon.
Marrëveshje historike Shqipëri–Itali
Një ditë përpara garës, më 9 maj, në Himarë do të mbahet një konferencë zyrtare për shtyp, ku pritet të kurorëzohet një moment historik për sportin shqiptar:

nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Triathlonit dhe Federata Italiane e Triathlonit.
Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet sportive mes dy vendeve, të rrisë nivelin e garave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të rinj në triathlon dhe disiplinat e lidhura si noti, çiklizmi dhe vrapimi.

Pjesëmarrje e lartë institucionale dhe sportive
Në këtë aktivitet madhor do të marrin pjesë figura të rëndësishme nga bota e sportit dhe institucionet, mes tyre:
- Antonio Tondi, President Rajonal i Puglias (FITri)
- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
- Presidenti i Federatës Shqiptare të Triathlonit
- Agim Paja, President i Agim Academy ASD APS
- Olsi Paja, Administrator i Leo Constructions SSD
- Helios Billa, përgjegjës i triathlonit në Himarë

Një hap i madh për sportin dhe turizmin
Triathlon Sprint i Himarës nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një mundësi e artë për promovimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Siç u shpreh Olsi Paja, ky event përfaqëson “një moment kyç për zhvillimin e sportit, veçanërisht në disiplinat e qëndrueshmërisë dhe në krijimin e urave të reja bashkëpunimi në Mesdhe” duke e kthyer bashkinë e Himarës në Qarkun e Vlorës për 48 orë në epiqendër rajonale të sportit të çiklizmit .

Me këtë organizim, Shqipëria konfirmon ambicien për t’u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm për evente sportive ndërkombëtare, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të sportit dhe talenteve të rinj në vend.


