Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu : Investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, 42 të tjera në proces ndërtimi

SHKODËR, 11 prill/Albania Express News/ Mbi 400 gjimnazistë dhe 17 mësues të shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, në një godinë tërësisht të rikonstruktuar sipas standardeve europiane.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, inspektoi sot ambientet e reja të kësaj shkolle të cilat garantojnë standarde bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.

Koçiu theksoi se ky projekt është pjesë e transformimit të infrastrukturës arsimore që po ndodh në të gjithë vendin.

Sipas saj, investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, ndërsa 42 të tjera janë në proces ndërtimi.

“Vizioni ‘Shqipëria 2030’ nis me investimin në arsim, aty ku formohen brezat që do të mbajnë me krenari emrin e Shqipërisë Europiane në familjen tonë të përbashkët”, u shpreh Koçiu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...