Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë alternativa e fundit

Vijon mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku po shqyrtohet ndryshimi i praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi nga brenda sallës se avokati Luan Hasneziri ka theksuar se arresti në burg duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme.
Ai shtoi se praktika e deritanishme, e cila shpesh favorizon vetëm arrestin në burg, duhet të rishikohet për të shmangur vendosjen e masave të rrepta pa nevojë.

“Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kjo klauzolë ligjore tregon qartë kushtet kur vendoset kjo masë. Masa e’ arrestit në burg’ sipas ligjit duhet të jetë alternativa e fundit.
Praktika e aplikimit vetëm në arrest në burg duhet të ndryshojë. Llogarisni një intelektual që dyshohet për një vepër e mbyll jetën në masë arresti në burg. Përse vetëm arrest në burg?”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Takimi në Aruba, Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, të gjithë janë të barabartë para ligjit

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Klodjan Braho: Krimi zgjedhor mbetet shqetësues, SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave

TIRANË, 15 korrik 2026 /Albania Express News/ -Komisioni për...