Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi :Projekti i gazifikimit në Korçë, hap i rëndësishëm drejt zhvillimit energjetik

TIRANË, 7 prill /Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, si dhe me drejtorin ekzekutiv për Ballkanin të Kompanisë Shtetërore të Naftës, Murad Heydarov.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre në sektorë strategjikë, veçanërisht në energjetikë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës, i konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm energjetik dhe nxitjes së rritjes ekonomike në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...