“Flitet lart e poshtë se janë bllokuar negociatat me BE”, Rama hedh poshtë akuzat e opozitës: S’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se “flitet lart e poshtë” se janë ndalur negociatat e vendit tonë me BE, duke theksuar se kjo është plotësisht e pavërtetë.

“Fitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi sipas agjendës së përcaktuar, prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur pyetjet e vendeve anëtare. Pas diskutimeve do vijë dhe vendimmarrja”, u shpreh Rama.
Rama këtë deklaratë e bëri teksa ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Për këtë të fundit ai tha se është një dritare e re për të gjithë ata që kërkojnë një mundësi të re, duke iu krijuar mundësia që tashmë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.
“Sot hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicie për të punuar në sektorin publik. Nga ana tjetër i krijohet mundësia që kujtdo që dëshiron të kontribuojë në sektorin publik, të ndjekë në dinamikë sesi shkon një proces që ai/ajo është i interesuar. Ky hap krijon më shumë transparencë, ndërvepron mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe ndaj ofron këtë mundësi për të rekrutuar më të mirët, dhe përfshinë gjithë sistemin publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara.
Administrata publike ka prodhuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi ka qenë goxha i rënduar, paragjykime që patjetër që kanë marrë shkas nga sjellje dhe veprime që ndonjëherë janë ekspozuar edhe publikisht në gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë ajo pjesë dërrmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, që shkojnë përditë në punë për t’i shërbyer shteti, ka përballuar një provim të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet në gjithë procesin e derikëtushëm të negociatave”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...