Sulm i armatosur në konsullatën izraelite në Stamboll, një i vrarë dhe katër të plagosur

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite.

Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, një prej tyre u ekzekutua nga policia dhe dy tjetër kanë mbetur të plagosur.
Siç raporton Hurriyet, dy oficerë policie u plagosën po ashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në X janë publikuar video që dyshohet se tregojnë momentin e shkëmbimit të të shtënave me armë.

12:40 Dalin pamjet nga sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, një prej autorëve i fshehur pas makinës dhe me kallash në dorë
Këto janë pamjet nga konsullata izraelite e cila u sulmua sot me armë nga tre persona, një prej të cilëve mbeti i vrarë pasi policia iu përgjigj të shtënave.
12:33 Një autor u ekzekutua, dy të tjerë u plagosën/ Të armatosur qëlluan me plumba, çfarë ndodhi përpara Konsullatës së Izraelit në Turqi
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur përpara Konsullatës së Përgjithshme Izraelite në Turqi.
12:28 Stambolli tronditet nga sulmi i armatosur në konsullatën izraelite, ministri i Brendshëm turk: Kemi identifikuar autorët, u futën përmes…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes Stambollin, ku pas një sulmi të armatosur në konsullatën izraelite, një person ka mbetur i vdekur dhe katërtë tjerë janë plagosur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME