Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

 

Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit hekurudhor në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një masivi me goma të përdorura. Si pasojë, në zonë janë krijuar re të dendura tymi, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët përreth.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...