Pas përfundimit të javës së 30/Zgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë i Superiores

Ashtu siç ndodh në përfundim të çdo raundi në Kategorinë Superiore edhe në përfundim të javës së 30 janë përcaktuar formacioni dhe trajneri më i mirë në kampionatin shqiptar, një përzgjedhje që bëhet nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave

Për këtë javë, formacioni më i mirë është përpiluar në bazë të skemës 4-4-2 teksa në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj i Vorës që fitoi ndaj Teutës në pasditen e së dielës.

Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë: Faton Neziri (Dinamo), Eljon Sota (Egnatia), Elmando Gjini (Vllaznia), dhe Luciano Vera (Tirana). Mesfusha përbëhet nga Kevin Dodaj (Vllaznia), Irgi Kasalla (Vora), Sherif Kallaku (Vllaznia), dhe Dejvi Bregu (Dinamo City).

Ndërsa në sulm janë  Erald Maksuti i Flamurtarit dhe Daniel Adjesa i Egnatias, të dy rezultuan vendimtarë për skuadrat e tyre në ndeshjet respektive ndaj Tiranës dhe Bylisit. Përsa i përket trajnerit më të mirë, u zgjodh Ilir Daja i Dinamos që mundi Elbasanin 4-1 duke u kthyer te suksesi pas 3 ndeshjesh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në prag të ditëlindjes, i riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det

ITALI,22 maj 2022/Albania Express News/Një ngjarje tragjike ka tronditur...

Rihapet “41 Biss” në Peqin, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit

PEQIN,22 maj 2026/Albania Express News/Rihapet regjimi “41 Biss” në...