Irani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë sulme hakmarrëse “më shkatërruese” dhe “më të gjera” nëse vijojnë sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave civile.
Një zëdhënës i Shtabit Qendror të Iranit deklaroi se që në fillim është bërë e qartë se çdo sulm ndaj objektivave jo-ushtarake do të pasohet me një përgjigje të fortë.
“Çdo agresion kundër vendeve jo-ushtarake do të ndiqet nga një përgjigje e përshkallëzuar ndaj interesave të armikut në të gjithë rajonin”, u shpreh ai.
Zëdhënësi shtoi se nëse sulmet vazhdojnë, ato do të “sjellin kosto shumë më të larta për palët përgjegjëse”, duke paralajmëruar pasoja të rënda në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm.

