Stadiumi “Air Albania” në zjarr: Dinamo City–Elbasani, duel vendimtar për renditjen e kreut ,ja formacionet zyrtare…

Në “Air Albania” ndizet atmosfera e një prej sfidave më të rëndësishme të javës së 30-të në Abissnet Superiore, aty ku Dinamo City dhe AF Elbasani përplasin ambiciet në një duel që pritet të jetë spektakolar që nga minuta e parë. Me fillim në orën 19:00, kjo kryendeshje vjen në një moment delikat të kampionatit, ku çdo pikë peshon shumë në garën për objektivat sezonalë.

Fitorët e Vllaznisë dhe Egnatias e kanë rritur edhe më shumë presionin mbi të dyja skuadrat, duke e kthyer këtë përballje në një “finale” të vogël. Dinamo City synon të afrohet me zonën e katërt dhe të mbajë gjallë shpresat për një pozicion më të favorshëm, ndërsa AF Elbasani zbret në fushë me detyrimin për të mos humbur terren ndaj kreut.

Në këtë sfidë pa kompromis, trajneri Ilir Daja ka zgjedhur një qasje të guximshme duke e mbushur formacionin me elementë sulmues, ndërsa Ivan Gvozdenoviç i është përgjigjur në të njëjtën monedhë, duke sinjalizuar një ndeshje të hapur dhe me ritëm të lartë.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo City: Teqja, Teikseira, Aliji, Neziri, Nani, Dita, Vila, B. Berisha, Bregu, Malomo, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja

AF Elbasani: Totoshi, Azemoviç, K. Kasa, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Tsague, Ze Gomes.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Të gjitha sytë janë tashmë nga “Air Albania”, aty ku pritet një përballje e fortë, emocione dhe pse jo  gola që mund të vendosin fatin e kësaj jave në elitën e futbollit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trajneri Ivan Gvozdenoviç “mbreti” i marsit, AF Elbasani konfirmon ambiciet për titull në Superiore

Ivan Gvozdenoviç vazhdon të shkruajë historinë me AF Elbasanin,...

Superliga, Dinamo City mund 4-1 AF Elbasanin

TIRANË, 4 prill /Albania Express News/ – Dinamo City...

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

TIRANË, 4 prill /Albania Express News /- Për dekada...

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës...