Këtë të shtunë, në rrjetet sociale ishte thirrur një protestë për rritjen e çmimit të naftës, e cila aktualisht është 224 lekë për litër.
Protesta ishte lajmëruar para Kryeministrisë, ndërkohë që kanë qenë të paktë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes.
Para godinës së kryeministrisë në shesh ishin të pranishëm, jo më shumë se 10 persona.
Ditën e djeshme, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që është aktivizuar dhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%.
Pikat e tregtimit me shumicë ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, rreth 50 lekë më shumë.

