Tjetër vatër zjarri në fshatin Gjocaj të Peqinit

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur paraditen e sotme në një ullishte në fshatin Gjocaj në bashkinë e Peqinit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të mbështetura edhe nga banorët e zonës u bë e mundur që flakët të izoloheshin dhe të shmangej përhapja e tyre drejt zonës së banuar.

Zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht brenda më pak se dy orësh, duke shmangur dëme më të mëdha.Gjatë kësaj jave, në territorin e bashkisë Peqin janë regjistruar të paktën 15 vatra zjarri, prej të cilave pesë kanë qenë me përmasa të konsiderueshme.Ndërkohë në gjashtë bashkitë e tjera të Qarkut Elbasan sot nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Autoritetet në këtë Qark po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarreve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së nxehtë, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në hapësira të gjelbërta apo tokë bujqësore.Gjatë këtij muaji disa bashki në këtë Qark u përballën me zjarre apokaliptike ku fshatrat e bashkisë Gramsh u “pushtuan” nga zjarre shkatërrimtare që dogjën dhjetra banesa , qindra bagëti e mijera hektarë pyje e masive me mollë, dardha,kumbulla, vreshta etj.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste...

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti...

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...