Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

Zëdhënësi i qeverisë greke ka shpallur në mesditë një riformatim të kufizuar të kabinetit, pas zhvillimeve të fundit lidhur me skandalin e subvencioneve bujqësore europiane dhe dosjeve që janë dërguar në Parlament.

Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis, si dhe zv.ministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos, paraqitën dorëheqjet e tyre, të cilat sipas informacioneve janë kërkuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Dorëheqjen ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Demokracia e Re Kostas Skrekas.
Dorëheqjet lidhet me faktin se dje Prokuroria Evropiane i dërgoi Parlamentit grek një dosje të re , e treta e radhës, për skandalin e OPEKEPE-së, organizmi që shpërndante subvencionet bujqësore në mënyrë të paligjshme , duke kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë aktualë, nga Demokracia e Re.

Ndërsa në total nën hetim janë përfshirë edhe 9 deputetë të tjerë konservatorë mes tyre një ish-ministër dhe një ish-zëvendësministër i Bujqësisë. Për të gjithë këta do të ketë heqje imuniteti në ditët e ardhshme kur të vendosë parlamenti për t’i lejuar prokurorët evropianë të vazhdojnë hetimin..
Hetimi lidhet me subvencione bujqësore të marra në mënyrë të paligjshme në vitin 2021, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve elektronike dhe ndërhyrjeve për të favorizuar aplikime të caktuara.
Sipas emërimeve të reja në qeveri postin e ministrit të Zhvillimit Agrar e ka marrë Margariths Sxoinas , ish komisioner i BE disa vite më pare, Ministrër i Mbrojtjes Civile është emëruar Evaggelos Tournas dhe zv/minister i Zhvillimit Agrar,Makarios Lazaridis.
Mesazhi që ka dhënë me këtë lëvizje kryeministri Mitsotakis është se qeveria nuk do të mbulojë askënd dhe se do të reagojë menjëherë ndaj çdo rasti që krijon politikisht problematikë ose hije dyshimi.
Ky zhvillim ndodh në një moment kur qeveria e tij konservatore kritikohet ashpër nga opozita për skandalin në fjalë, por edhe për atë të përgjimeve ,tragjedinë e përplasjej së trenave, si edhe për shtrenjtësinë në çmimet e karburanteve dhe ato të shportës ushqimore apo të banesave që kanë gjunjëzuar shumicën e qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...