Cërriku hyn në epokën “smart”: Platforma AgroSmart revolucionarizon bujqësinë lokal

Cërriku po hedh hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më të zgjuar dhe të qëndrueshme, duke sjellë për herë të parë një risi të rëndësishme për sektorin bujqësor. Bashkia ka paralajmëruar implementimin e platformës digjitale AgroSmart, një sistem inovativ që synon të transformojë mënyrën se si fermerët marrin vendime për tokën dhe prodhimin.

Ndërsa puna e përditshme vijon për zgjidhjen e problematikave aktuale, vëmendja është përqendruar paralelisht edhe te ndërtimi i një vizioni afatgjatë. Përmes AgroSmart, bujqësia tradicionale “me sy” pritet t’i lërë vendin një qasjeje moderne të bazuar në të dhëna konkrete dhe inteligjencë artificiale.

Platforma do t’u mundësojë fermerëve të marrin vendime më të sakta për çfarë të mbjellin, sasinë e plehrave që duhet përdorur, si të rrisin rendimentin dhe njëkohësisht të ulin kostot e prodhimit. Kjo pritet të rrisë efikasitetin dhe konkurrueshmërinë e prodhimeve bujqësore vendase.

Me këtë hap, Cërriku pozicionohet si një nga bashkitë që përqafon inovacionin dhe teknologjinë në funksion të zhvillimit rural, duke dëshmuar se e ardhmja nuk është më larg, por po ndërtohet që sot. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...