KLP i hap rrugën plotësimit të tre vakancave në Prokurorinë e Durrësit

TIRANË, 2 prill /Albania Express News/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në seancë plenare, në praninë e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit OPDAT.

Në fillim të seancës, rendit të ditës iu shtua për diskutim propozimi i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për shpalljen e vendeve vakante për procedurën e transferimit nërpërmjet lëvizjes paralele në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Pas shqyrtimit të relacionit përkatës, Këshilli miratoi sot vendimin për plotësimin e tre vendeve të përkohshme vakante në Prokurorinë e Durrësit, përmes procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim. Kandidatët që përmbushin kriteret e përcaktuara duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 08.04.2026, ditë e mërkurë, ora 24:00.

Me propozim të Komisionit për Vlerësimin Etik dhe Profesional, Këshilli miratoi komentet dhe kundërshtimet për vlerësimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026–2027, në profilin prokuror.

Në vijim, Këshilli miratoi unanimisht dy kërkesa për veprimtari jashtë-funksioni për prokurorët Ylli Pjetërnikaj dhe Esmeranda Basho.

KLP njofton se lidhur me propozimin për plotësimin e vakancave në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Këshilli vendosi të shpallë fillimin e procedurave të transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për pozicionet e lira.

Pozicionet e lira janë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës 7 pozicione,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan 4 pozicione, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë 1 pozicion dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë 7 pozicione.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli miratoi raportimet vjetore për vitin 2025 të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, si dhe të Komisionit për Planifikimin Strategjik, Administrimin dhe Buxhetin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Partizani”/ SPAK nuk kundërshton që Rama të dëshmojë, GJKKO vendos në 15 prill

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, avokatët e...

Shtyhet seanca për Veliajn, mbrojtja reagon: Procesi nuk mund të zhvillohet me nxitim

Është shtyrë seanca gjyqësore e datës 1 prill 2026...

Teherani paralajmëron SHBA-në: Shtatë milionë iranianë po ju presin, të gatshëm dhe të armatosur

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës...