Çudia e kualifikimeve në Botërorin e këtij viti, Suedia arrin në fazën finale pa fituar asnjë ndeshje në grupe

Kombëtarja e Suedisë ka siguruar kualifikimin për Botërorin e ardhshëm, pas fitores 3-2 ndaj Polonisë, por në fazën e parë të grupeve kishte grumbulluar vetëm 2 pikë dhe nuk kishte fituar asnjë ndeshje, madje e ka mposhtur dy herë Kosova, që nuk arriti të kualifikohej në Botëror, pasi u mund nga Turqia.

Ndërsa Italia përballet me një tjetër zhgënjim, në Suedi festa është e madhe për kualifikimin, ku skuadra e Potter do të përballet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë në Grupin F. Ky është një paradoks i vërtetë i kualifikimeve për turneun që do të zhvillohet në Kanadë, Meksikë dhe SHBA, pasi Suedia arriti të kalonte më tej edhe pse përfundoi në vendin e fundit të grupit me vetëm dy pikë.
Një ironi e madhe, duke marrë parasysh që Kombëtarja e Gattusos grumbulloi 18 pikë, ndërsa Polonia, e mundur në minutën e 90-të nga suedezët, kishte 17 pikë. Megjithatë, sipas rregullores, ky skenar ishte i mundur, pasi sistemi i kualifikimeve lejon pjesëmarrjen në play-off të të gjitha skuadrave që renditen të dyta në grupet e kualifikimeve, plus katër ekipet më të mira nga Nations League që nuk kishin arritur më parë në play-off.

Disa muaj më parë, Gattuso kritikoi sistemin e kualifikimeve të Amerikës së Jugut, duke shpjeguar pse dëmtonte skuadrën italiane, por edhe sistemi europian ka shkaktuar debate të mëdha. Rasti i Suedisë është emblemë, pasi vë në diskutim një formulë që nuk ka shpërblyer në mënyrë të drejtë gjithë rrugëtimin e skuadrave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...