Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezanton drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve: Fuqizim i sistemit penitenciar

TIRANË, 2 pRill /Albania Express News/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, në ceremoninë e zhvilluar me praninë e drejtuesve dhe punonjësve të sistemit penitenciar.

Gjatë fjalës së tij, Gogu falënderoi drejtorin në largim, Klevis Qose, për punën dhe kontributin e dhënë gjatë dy viteve në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ministri theksoi se ndryshimi në drejtim lidhet vetëm me nevojën për fuqizimin e mëtejshëm të sistemit penitenciar, në funksion të rritjes së standardeve të administrimit, të disiplinës dhe të përgjegjshmërisë institucionale.

“Ky ndryshim ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit. Sot kemi nevojë për më shumë disiplinë në çdo nivel, sepse duhet të sigurojmë që qytetarët të kenë jo vetëm besim, por edhe respekt për institucionet tona”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Duke i uruar suksese në detyrën e re drejtorit të sapoemëruar, Adriatik Kupi, Gogu nënvizoi rëndësinë e drejtimit me profesionalizëm, integritet dhe standarde të larta, në përputhje me objektivat e reformimit të sistemit dhe me angazhimet që burojnë nga procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Ministri theksoi se forcimi i sistemit penitenciar është pjesë e drejtpërdrejtë e rrugës së vendit drejt Bashkimit Europian, ku standardet europiane kërkojnë institucione më të forta, më efikase dhe më të përgjegjshme në çdo hallkë të tyre.

Nga ana e tij, drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe u angazhua për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të plotë.

“Do ta ushtroj këtë detyrë me profesionalizëm dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Do të mbështetem te ekipi, te bashkëpunimi dhe te integriteti institucional për të arritur rezultatet që kërkohen sot nga institucionet penitenciare në Shqipëri” u shpreh Kupi.

Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të vijuar modernizimin e sistemit penitenciar, në përputhje me standardet europiane, me qëllim garantimin e një administrimi më të mirë, më të sigurt dhe më të besueshëm për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Partizani”/ SPAK nuk kundërshton që Rama të dëshmojë, GJKKO vendos në 15 prill

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, avokatët e...

Shtyhet seanca për Veliajn, mbrojtja reagon: Procesi nuk mund të zhvillohet me nxitim

Është shtyrë seanca gjyqësore e datës 1 prill 2026...

Teherani paralajmëron SHBA-në: Shtatë milionë iranianë po ju presin, të gatshëm dhe të armatosur

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës...