“2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale, martirët nderuan votën e lirë”, Berisha thirrje nga Shkodra: Të rrëzojmë Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991, në masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.

Berisha u shpreh se 2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale dhe se martirët nderuan votën e lirë dhe lirinë.
Pas fjalës për martirët e 2 Prillit, Berisha u bëri thirrje shkodranëve që të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i madh i shqiptarëve. Beteja kundër hajdutëve kundër pushtetit është beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Ftoj qytetarët e Shkodrës, mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e tyre përfundimtar”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Kurti: Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të reja, të punojmë së bashku për presidentin

PRISHTINË, 2 prill/Albania Express News/Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

KLP i hap rrugën plotësimit të tre vakancave në Prokurorinë e Durrësit

TIRANË, 2 prill /Albania Express News/ Këshilli i Lartë...

BIRN: Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

Sipas Komisionerit, kjo rënie e kërkesave mund të lidhet...