Shqipëria në rrugën e një mjedisi të pastër: Deputetja Bylykbashi promovon zbatimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve

Sarandë – /Albania Express News/Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin, Aulona Bylykbashi dhe shumë kolege të saj  ishin pjesë në një tryezë të përbashkët me tre komisione dhe institucionet vendore, ku u diskutua mbi zbatimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i përafruar me direktivat europiane.

Në këtë takim u fokusua gjithashtu dhe mbi qasjet e reja për forcimin e edukimit qytetar ndaj mjedisit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile, biznesit dhe medias në ndërtimin e një kulture të re përgjegjshmërie mjedisore.

Sipas deputetes Bylykbashi, një mjedis i pastër nuk është vetëm një detyrë qytetare, por një faktor kyç për shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm. Ky ishte takimi i parë i këtij formati, i realizuar me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe OSBE-së, duke vendosur themelet për bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...