Universiteti i Elbasanit mikpritës i një leksioni të hapur mbi identitetin dhe gjuhën shqipe

Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike në Universitetin e Elbasanit, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizoi një leksion të hapur me titull: “Nga shqipfolësit te shqiptarët: gjuha e vendit dhe emri i popullit si burime simbolike të politikës identitare”.

Leksioni u mbajt nga akademiku i njohur Albert Doja, i cili u fokusua në rëndësinë e gjuhës shqipe si element themelor i identitetit kombëtar. Prof. Doja analizoi evolucionin e termave historikë “arbër”, “epirot” dhe “shqiptar”, duke treguar sesi këto emërtime janë përdorur dhe kultivuar nga rilindasit për të formësuar dhe forcuar ndërgjegjen kombëtare.

Ky aktivitet synon të thellojë kuptimin e rolit të gjuhës dhe emrit të popullit si simbole të politikës identitare, duke i dhënë studentëve dhe publikut një perspektivë të thelluar mbi rrugëtimin historik dhe kulturore të shqiptarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME