“Lufta me Iranin vazhdon“, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin. Teherani kërkon garanci për paqe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë ofensivën ushtarake kundër Iranit, duke theksuar se fushata është ende në zhvillim.

“Nuk ka përfunduar. Do të vazhdojmë ta shtypim regjimin terrorist,” u shpreh Netanyahu në një deklaratë televizive, në prag të festës hebraike të Pashkës. Ai theksoi se Izraeli ka vepruar me vendosmëri dhe, sipas tij, ka ndryshuar tashmë balancat në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar vendin si një “fuqi rajonale”.
Deklarata e Netanyahut erdhi pak pasi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Irani ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por kërkon garanci që konflikti të mos përsëritet në të ardhmen.

Lufta, e nisur më 28 shkurt pas përshkallëzimit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ka sjellë një valë sulmesh dhe kundërsulmesh në të gjithë rajonin. Ndërkohë, lideri i opozitës izraelite dhe kreu i partisë Yesh Atid, Yair Lapid, kritikoi ashpër deklaratat e Netanyahut, duke i cilësuar si të përsëritura dhe arrogante.
“Netanyahu e përsëriti për herë të mijtë fjalimin se ‘kam ndryshuar Lindjen e Mesme’. Në fund, gjithmonë rezulton se nuk ka ndryshuar asgjë,” u shpreh Lapid.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...