Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e vendit në aleancën euroatlantike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Begaj shprehu gjithashtu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve në çdo mision ku është kërkuar prania e tyre.

Presidenti theksoi se, Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie, duke shtuar se vendi do të vijojë të kontribuojë krah aleatëve për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e...

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar nga detyra si President

USA,20,maj 2026/Albania Express News/Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie...

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...