Shqipëria nuk gjen ngushëllim, Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore të “dëshpëruarish”, pas eliminimit nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë.

Sfida e luajtur në Valencia u dominua nga ekipi ukrainas, me shumë raste të njëpasnjëshme.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Hutsuliak në startin e pjesës së dytë.

Sylvinho zgjodhi të evitonte eksperimentet në këtë sfidë, teksa rrotacioni erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Kështu Shqipëria e mbyll me zhgënjim aventurën e saj në mars, pas eliminimit nga playt off-i i Botërorit.

Rezultati:

Ukrainë 1-0 Shqipëri

46′ Hutsuliak

Komenti Live:

90+2′ Mbyllet sfida me fitoren 1-0 të Ukrainës!

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

67’ Ukrainasit gjejnë hapësira të shumta tashmë, me Hutsuliak i cili ka mundësinë të gjuajë i vetëm, por nuk gjen portën e Strakoshës.

65’ Pas një aksioni nga e djathta e sulmit ukrainas, Voloshin gjuan por gjen përgjigjen e Strakoshës.

63’ Mehmeti nga e majta nis një top në shtyllën e dytë për Uzunin i cili rrëzohet e kërkon penallti, gjyqtari nuk e mendon si sulmuesi.

60’ Balliu, Bajrami dhe Pajaziti hyjnë në fushë në vend të Hysajt, Shehut dhe Laçit në radhët e kuqezinjve.

59’ Laçi provon nga distanca dhe çon topin ë trekëndësh, portieri Riznik devijon në këndore.

46’ Gol Ukraina 1-0/ Shënojnë ukrainasit me gjuajtjen e parë në portë në pjesën e dytë! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposht Strakoshën. 

46’ Pjesa e dytë nis me Pilon dhe Mehmetin në fushë në vend të Brojës dhe Hoxhës.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë në Valencia!

31’ Një harkim nga e djathta gjen Shaparenkon në zonë, gjuajtja e tij me kokë shkon lart mbi traversë.

29’ Malynovskyi tenton nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e kuqezinjve.

25’ Broja nga e djathta merr topin mirë, i ikën mbulimit të mbrojtjes e më pas tenton të kalojë portierin por pa sukses.

24’ Voloshyn ka mundësinë e artë për të shënuar për ukrainasit, por gjuajtja e tij i vetëm në zonë devijohet nga Strakosha.

17′ Yaremchuk godet me kokë dhe tund rrjetën, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

6’ Kuqezinjtë kanë mundësinë të rrezikojnë me një goditje këndi, por harkimi i Laçit në shtyllën e dytë është shumë i fortë.

4’ Yaremchuk gjen hapësirë në të majtën dhe gjuan nga jashtë zonës, Strakosha pret në pozicion.

1′ Nis sfida në Valencia!

Formacionet Zyrtare:

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...