Carja “flakë” dhe Calja legjendë – shtanga shqiptare shpërthen në kampionat, sinjal i fortë për Europianin 2026!

Enkileda Carja dhe Briken Calja, super në kampionat. Peshëngritja ndez motorët para Europianit 2026

Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi dje aktivitetin më të rëndësishëm vjetor, kampionatin kombëtar 2026. Një kompeticion me vlerë të veçantë edhe për faktin se vetëm pak javë më vonë do të jetë radha e Europianit në Gjeorgji.carja

Në kampionat u konkurrua në kategorinë e re të peshave, ndërsa sportistët dhanë më të mirën e tyre. Si gjithnjë, kompeticioni u hap me garat e femrave, ku edhe një herë tjetër spikati e jashtëzakonshmja, Enkileda Carja, e cila tashmë konkurron me ngjyrat e skuadrës së Flamurtarit. Ky ishte një lloj testi për vajzën e artë të shtangës shqiptare, e cila pas disa javës do të konkurrojë për herë të parë me të rriturat në Europian.

Enkileda tregoi një formë fantastike, duke u shpallur kampione e padiskutueshme në kategorinë 69 kg, të cilën e mbyli me rezultatet 100 kg në shkëputje dhe 123 kg në shtytje, me pesë prova rekord kombëtar, për të merituar edhe çmimin e sportistes më të mirë të aktivitetit. Ndërkohë, në rang ekipor titulli kampion për vajza i takoi skuadrës së Partizanit, me të kuqet që vijojnë të shkëlqejnë në shtangë. Më tej ishte radha e meshkujve, me disa kategori peshash që ofruan rivalitet të lartë.

Kryefjala e kampionatit ishte Briken Calja, i cili tregoi një nivel të shkëlqyer, duke sfiduar moshën dhe dëmtimet, për të merituar titullin kampion në peshën 79 kg me prova rekord kombëtar, ndërsa u shpall edhe sportisti më i mirë i kompeticionit. 36-vjeçari shtërmenas që konkurron për Tiranën e mbylli me 156 kg shkëputjen dhe 186 kg shtytjen, rezultate top në rang ballkanik dhe europian. Një sukses që vjen si shpërblim për punën e jashtëzakonshme dhe mos dorëzimin edhe në momentet më të vështira, duke u konfirmuar si aset i rrallë jo vetëm për peshëngritjen, por për të gjithë sportin shqiptar.

 

Screenshot

Ndërkohë, paraqitje shumë të mirë bëri edhe Erkand Qerimaj, një tjetër ikonë e shangës shqiptare, i cili nuk njeh limite as në moshë 37-vjeçare, pasi u dha leksione rivalëve në kategorinë e peshave 88 kg, duke e mbyllur me gjashtë prova të sukseshme me rezultate rekord. Shkëlqyen gjithashtu edhe Ertjan Kofsha, Rilind Hysa dhe Franko Ferra, duke u shpallur kampionë në peshat resepektive. Titulli ekipor në radhët e meshkujve u fitua nga Tirana, e cila vijon të komandojë prej vitesh. Në tabelë pasqyrohen të gjithë kampionët sipas peshave në kampionatin kombëtar të peshëngritjes 2026. Tashmë vëmendja e shtangës kuqezi do të jetë të Europiani i të rriturve në Batumi, kompeticion që do të zhvllohët më datat 19-26 prill.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...