Miratohen kriteret dhe fondet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2026

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe masën e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2026.

Vendimi parashikon që fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare”, do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore e blegtorale, përmes pagesave direkte, mbështetjes për kontrollin biologjik, certifikimit të produkteve dhe zhvillimit të fermave, agropërpunimit, akuakulturës dhe agroturizmit.

Në kuadër të pagesave direkte, fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare për tufat bazë të matrikulluara të gjedhit, bagëtive të imta, bletarinë dhe derrat, me nivele të ndryshme financimi sipas kategorive dhe kufijve të përcaktuar.

Gjithashtu, parashikohet mbështetje për sipërfaqet e mbjella, kontrollin biologjik në serra, si dhe për fermat organike në fazë kalimi dhe të certifikuara.

Vendimi parashikon gjithashtu mbështetje për certifikimin sipas standardeve ndërkombëtare (GlobalGAP), duke mbuluar deri në 50% të kostove, si dhe për ripopullimin e peshkut në ujërat e brendshme.

Në drejtim të investimeve, fermerët do të mbështeten për modernizimin e fermave, përfshirë makineri dhe pajisje bujqësore, ndërtimin apo rikonstruksionin e staneve, si dhe për nxitjen e fermerëve të rinj.

Masa e financimit për investime arrin deri në 70% të vlerës së faturave, ndërsa fondi total për këtë kategori kap vlerën deri në 2,5 miliardë lekë.

Vendimi përcakton gjithashtu fondet për shlyerjen e detyrimeve të mbartura nga skemat e viteve të mëparshme, si dhe rregullat për menaxhimin e rasteve kur kërkesat tejkalojnë fondin në dispozicion.

Në rastet kur konstatohet përfitim i padrejtë mbi 20% të vlerës së takuar, subjektet përjashtohen për tre vjet nga skemat mbështetëse.

Përfitues të këtij programi janë fermerët individualë, personat fizikë dhe juridikë, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin ndërsa hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...