Fëmijët e Elbasanit spikasin në garat dimërore të notit

Ekipi i notit të Elbasanit mori pjesë në kampionatin dimëror të notit për fëmijë, ku arriti rezultate të mira dhe një paraqitje të qëndrueshme. Notarët e rinj treguan përgatitje dhe angazhim në garat ku morën pjesë, duke siguruar disa vende në podium.

Rezultatet e arritura janë fryt i punës së vazhdueshme në stërvitje dhe përkushtimit të sportistëve gjatë gjithë sezonit.

Fituesit e ekipit:

  • Aishe Tana – 2 vende të para, 2 vende të dyta
  • Joan Kaçollja – 3 vende të dyta dhe të treta
  • Ajlin Talelli – 2 vende të dyta, 2 vende të treta
  • Amina Tola – 1 vend i tretë

Një rol të rëndësishëm në këto rezultate ka trajneri Andi Kongoli, i cili vazhdon të punojë me fëmijët dhe të mbajë aktiv sportin e notit në qytetin e Elbasanit.

Kjo pjesëmarrje dhe këto rezultate tregojnë për vazhdimësinë e ekipit dhe punën që po bëhet për zhvillimin e notit në qytet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lehtësi për detyrimet vendore në Elbasan, Bashkia njofton qytetarët dhe bizneset për përfitimet nga ligji i ri

Drejtoria e Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve pranë Bashkisë...

Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur dhe 95 të plagosur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një video...

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e kryebashkiakut

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj...