Denoncimi i avokatit: Pacientët në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit mbahen si në BURG, kanë tre vite që nuk u bëjnë analiza

Avokati Gentjan Serjani gjatë një diskutimi në Euronews Albania ka ngritur alarmin mbi kushtet e spitaleve psikiatrike në vend, Ai tha se prej tre vitesh në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit nuk u bëhet asnjë lloj analize 300 pacientëve, kjo pasi nuk ka një kontratë të shkruar nga Ministria e Shëndetësisë për t’i ofruar këtë shërbim qytetarëve. Ai tha se këta persona janë të braktisur dhe nuk kanë asnjë familjar që të interesohet për shëndetin e tyre.

“Spitali psikiatrik i qytetit të Elbasanit prej tre vitesh nuk i bëhet asnjë lloj analize 300 pacientëve të shtruar në këtë spital, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për t’i ofruar këtë shërbim qytetarëve të cilët vuajnë atje dhe janë me sëmundje kronike dhe janë dhe të braktisur nga familjarët për shkak se ata nuk kanë askënd që të kërkojë informacion apo të kërkojë llogari tek spitali i psikiatrik Sadik Dinçi. Ata qytetarët që janë 300 persona, prej 300 pacientë të shtruar në spital, nuk mund të marrin dot. Janë të mbyllur si në burg.”- tha avokati Gentjan Serjani.

Mjeku Ilir Allkja shtoi se situta mund të bëhet edhe më e rënduar në vazhdim për sa kohë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie.

“Ndërsa unë besoj se e ardhmja do të jetë vazhdimisht më e keqe për sa kohë nuk do të ketë transparencë nga qeveria dhe nuk do të ketë llogaridhënie. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë me gjithë këto dështime që një qeveritar, një drejtor, një ministër a kryeministër të mbajë përgjegjësi, të thotë po dështuam në këtë segment dhe do ta përmirësojmë.” – shtoi mjeku Ilir Allkja

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME