MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, pas përshkallëzimit të situatës dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve.

Në mënyrë të veçantë, udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon duhet të shtyhen deri në një njoftim të dytë.

“Lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, përsërisim thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë”, citohet deklarata e MEPJ.

Ministria informon po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME