Një “reality show” burg me vetëdije, në emer të famës!

 

Nga Xhoi Jakaj

Ajo që dikur konsiderohej thelbësore, dija, puna, integriteti, e vërteta, zbehet përballë asaj që është thjesht e dukshme, e lehtë për t’u konsumuar dhe e menjëhershme

Në një shoqëri ku vëmendja shpërndahet gjithnjë e më shumë drejt spektaklit dhe zhurmës, duket sikur realiteti është ngushtuar në një skenë të kontrolluar, një “reality show” i madh ku përmbajtja shpesh zëvendësohet nga iluzioni.

Investimi më i madh nuk bëhet më në dije, arsim apo zhvillim, por në prodhimin e argëtimit të lehtë, që ushqen më shumë kureshtjen sesa mendimin kritik.

Një grup njerëzish të mbyllur brenda, duke dëgjuar dhe treguar përralla, nuk është thjesht metaforë për një format televiziv, është pasqyrim i një gjendjeje më të gjerë shoqërore.

Kur krahasova reality show- t me burgun, ideja nuk lidhet vetëm me izolimin fizik, por me humbjen e kohës, me një rutinë të zbrazët që nuk prodhon vlerë reale.

Të dyja këto hapësira, në mënyra të ndryshme, mbahen gjallë nga burime që vijnë nga jashtë, taksat e qytetarëve apo sponsorët që investojnë në vëmendje dhe jo në përmbajtje.

Kjo sjell një pyetje të rëndësishme per ju dhe mua në fakt, çfarë po përqafojmë si shoqëri?
Në vend që të kërkojmë thellësi, shpesh zgjedhim sipërfaqësoren; në vend të qetësisë dhe reflektimit, zgjedhim zhurmën. Reality televiziv dhe ai politik fillojnë të ndërthuren, duke krijuar një realitet ku spektakli merr përparësi mbi thelbin, dhe ku perceptimi shpesh zëvendëson të vërtetën.

Në fund, sfida nuk është vetëm te ajo që na ofrohet, por te ajo që ne zgjedhim të konsumojmë, një shoqëri që ushqehet vazhdimisht me kotësi rrezikon të humbasë aftësinë për të dalluar të rëndësishmen nga e parëndësishmja, sepse mendja kolektive fillon të mësohet me sipërfaqësoren, kur çdo ditë mbushet me zhurmë, spektakël dhe përmbajtje boshe, vëmendja shpërqendrohet dhe prioritetet deformohen.

E pra ajo që dikur konsiderohej thelbësore, dija, puna, integriteti, vlerat… po ikin për fat të keq në drejtim të paditur!
Jemi kthyer në një ushtri që ndjekim nga pas fjalët boshe , pa thelb dhe përmbajtje të lëshuara nga goja e personazheve të një “reality show”-t .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

JAPONI,23 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

Rrëfimi ekskluziv i artistit Ergi Teta nga Dorëzi i Librazhdit , i cili po shkëlqen në artin e të gdhendurit në dru dhe...

INTERVISTOI FATMIR POPJA LIBRAZHD,23 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...

Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

RUSI,23 maj 2026/Albania Express News/Raportet e mediave ndërkombëtare dhe...

Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sot mbahen zgjedhjet për kreun...