Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit, nis procedim penal për kapitenin turk

Një incident jo i zakontë është regjistruar në portin e Durrësit dhe policia kufitare ka nisur procedim penal ndaj kapitenit të një anijeje tregtare, i dyshuar për shkelje të rregullave detare dhe kufitare.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit turk A. K., 39 vjeç, me detyrë kapiten anijeje. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është larguar nga porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portusle dhe pa kryer procedurat e detyrueshme ligjore për nisjen.

Burime nga Kapiteneria e Portit Detar Durrës bëjnë me dije për TCH se bëhet fjalë për anijen “Stefany”, me flamur të Panamasë, prodhuar në vitin 1995, e cila rezulton të ketë pasur mospërputhje në sasinë e ngarkesës.

Konkretisht, sipas burimeve, anija ka shkarkuar 3300 ton superfosfat rifuxho në Porto Romano, por gjatë verifikimeve është konstatuar një mungesë prej rreth 70 tonësh.

Anija nuk ka respektuar procedurën dhe është larguar nga ujërat shqiptare pa përfunduar procedurat rutinë të daljes, duke ngritur dyshime për shkelje të tjera të mundshme.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e...

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar nga detyra si President

USA,20,maj 2026/Albania Express News/Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie...

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...