Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare.

Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryetarit të parlamentit iranian lidhur me mundësinë e negociatave për konfliktin në vazhdim. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”.
Të shtunën, Trump i kishte dhënë Iranit një afat 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA do të “shkatërronte” infrastrukturën energjetike të vendit. Megjithatë, të hënën ai deklaroi se kishte vendosur të shtynte sulmet pas komunikimeve pozitive me Teheranin.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë iranian i tha CBS News, se Irani ka marrë disa propozime nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato janë duke u shqyrtuar. Sipas CBS, ky hap mund të shërbejë si paraprirës për bisedime të mundshme, por negociatat nuk janë ende të konfirmuara.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se nuk ka asnjë takim të konfirmuar mes përfaqësuesve të lartë të dy vendeve. Zëdhënësja për shtyp, Karoline Leavitt, u shpreh se këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA nuk negocion përmes mediave.
Ndërkohë, zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike, ndërsa nafta amerikane Nymex është rritur gjithashtu.
Rritja e çmimeve vjen pasi më herët ato pësuan rënie të fortë, pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmet ndaj Iranit dhe sinjaleve për një marrëveshje të mundshme paqeje. Megjithatë, investitorët mbeten të pasigurt, duke marrë në konsideratë mohimet e Teheranit për zhvillimin e bisedimeve me SHBA-në.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...