Zgjodhi Shqipërinë, vendimi i Stavro Pilo “çmend” grekët

Stavro Pilo ishte një nga risitë e trajnerit Sylvinho për ndeshjen e 26-të marsit ndaj Polonisë. Mbrojtësi i AEK vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa ky vendim i tij nuk është pritur mirë në vendin ku ai ka lindur, në Greqi.

Mediat në Greqi kanë bërë të ditur lajmin për Pilon, ndërsa nuk hezitojnë të përmendin edhe emrin. “Paradoksi është se fqinjët i referohen me një emër tjetër nga ai që njohim ne. Emri i ri i Stavros Pilios është “Stavros Pilo”- shkruan Sportsking.gr.

Disa media përmendin shumë emra lojtarësh që kanë patur mundësinë të zgjedhin Shqipërinë dhe Greqinë.

25-vjeçari luajti mbrëmë me AEK dhe dhuroi një asist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia. Për të, ky është sezoni i 3-të te AEK, sakaq më parë është aktivizuar në radhët e Gianina dhe Iraklis 1908.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...

“PD e gatshme për listat e hapura në nivel kombëtar”, Berisha: Modeli i Kosovës më i miri

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave

TIRANË , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Sindikata e Transportit...