“Isha 4 vjeç, me vëllain qëndronim 18 orë vetëm në shtëpi”, intervista emocionuese e Granit Xhakës pushton mediat britanike: Prindërit bënin dy punë që ne të jetonin më mirë

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka ndarë një rrëfim shumë emocional të fëmijërisë së tij, duke zbuluar sakrificat e mëdha të prindërve të tij dhe vështirësitë që kaloi në një moshë shumë të re.

Në një intervistë të publikuar nga Premier League, Graniti ka treguar se një nga momentet më të vështira të jetës së tij ishte fakti që ai dhe vëllai i tij kalonin deri në 18 orë vetëm në shtëpi, për shkak se të dy prindërit bënin nga dy punë për të siguruar jetesën.

“Kur isha katër vjeç prindërit e mi punonin gjithë ditën dhe madje bënin edhe punë shtesë në mënyrë që të kishim kushte më të mira. Kishte ditë kur qëndronim vetëm në shtëpi me vëllain për 18 orë”, tha ai.

Futbollisti tregoi se, ndonëse ishte vetëm katër vjeç, kishte përgjegjësi të mëdha në shtëpi, madje mbante edhe çelësin, ndërsa vëllai i tij ishte vetëm një vit më i madh.

Duke krahasuar atë periudhë me jetën e tij aktuale si prind, Granit Xhaka tha se nuk mund ta imagjinonte që fëmijët e tij të përballeshin me një situatë të tillë.

“Sot jam baba dhe nuk mund t’i imagjinoj vajzat e mia, katër dhe gjashtë vjeç, të qëndrojnë vetëm në shtëpi për kaq gjatë. Por kjo ishte jeta jonë atëherë”, tha ai.

Aktualisht, Granit Xhaka ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Premier League, ku ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, duke kontribuar me një gol dhe pesë asiste.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME