Në Peqin zgjedhin për herë të parë drejtuese të degës së PD një femër

Një zhvillim i rëndësishëm politik është shënuar këtë fundjavë në Degën e Partisë Demokratike në Peqin, ku u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Gara u karakterizua nga një frymë demokratike dhe konkurrencë e fortë mes dy figurave me reputacion të spikatur, Enkeljda Gripshi dhe Armand Kurti, të njohur jo vetëm brenda strukturave të Partisë Demokratike, por edhe në jetën publike të Bashkisë Peqin.

Pas një procesi të rregullt numërimi, fituese u shpall Enkelejda Gripshi, e cila tashmë merr drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Peqin, duke shënuar një moment historik: ajo është gruaja e parë që zgjidhet në këtë post që prej themelimit të kësaj force politike në qytet.

Zgjedhja e Gripshit konsiderohet si një sinjal i fortë për hapje dhe rinovim brenda strukturave lokale të Partisë Demokratike, si dhe një hap domethënës drejt fuqizimit të rolit të grave në politikë. Pjesëmarrja aktive e anëtarësisë dhe interesi i lartë për këtë proces dëshmojnë për një angazhim në rritje të qytetarëve në jetën politike dhe demokratike të zonës.

Ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në forcimin e organizimit lokal të Partisë Demokratike në Peqin, duke i dhënë një impuls të ri energjisë politike dhe përfaqësimit qytetar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME