Portieri shqiptar, Muriç i mohon fitoren Juventusit përballë Sassuolos

Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi në përballjen ndaj Sassuolos.

“Bardhezinjtë” zhvilluan një paraqitje solide, por që Aro Muriç me pritje fantastike bëri që epilogu përfundimtar të jetë 1-1. Kenan Yildiz kaloi Juventusin në epërsi pas një kundëraksioni të shpejtë (14’).
Pierre Kalulu pastaj kishte një rast të artë por që nuk ia doli ta mposhtë Aro Muriçin për ta dyfishuar epërsinë (41’). Kur askush s’e priste, Sassuolo ndërtoi një aksion të bukur ku Domenico Berardi gjeti Pinamontin e harruar dhe ky i fundit shënoi për të barazuar rezultatin (52’). Juventusi më pas tentoi të gjejë golin e fitores dhe kishte rastin e artë por që Manuel Locatelli dështoi nga pika e bardhë. Goditja e italianit u lexua për mrekulli nga Muric, i cili me një super pritje ia siguroi një pikë Sassuolos. Vlen të ceket se “gardiani” i Kosovës bëri edhe disa pritje në minutat e fundit.

Lajmi i mirë për shqiptarë është dhe aktivizimi i Edon Zhegrovës, gjë që konfirmon se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e “Dardanëve” në muajin mars meqenëse kishte frikë se mund të mungonte si pasojë e një problemi fizik. Juventus me. Këtë pikë të marrë mbetet në vvenidn e pestë me 54 pikë. Ndërsa Sassuolo në vendin e 10-të me 39 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dede Ahmet Myftar Ahmataj ,udhërrëfyesi i urtësisë dhe dritës që nuk shuhet në kujtesën e kombit

Rubrika: "Mirënjohje dhe Fisnikëri" Nga Anila Ahmataj Vlorë,23 maj 2026/Albania Express...

Finale spektakolare me emocione dhe rivalitet në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Atmosferë elektrizuese, emocione të forta...

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

JAPONI,23 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka ndarë...