Cristiano Ronaldo nuk ia del, nuk përfshihet në listën e Portugalisë në ndeshjet e marsit

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushën e lojës me Portugalinë për ndeshjet miqësore me Meksikën dhe SHBA.

Është pikërisht mungesa e 41 vjeçarit dhe prania e Ricardo Hortës dhe Gonzalo Guedes në listën e 27 futbollistëve të grumbulluara për këto dy ndeshje, lajmi më i rëndësishëm për skuadrën luzitane.
Ronaldo mungon në këto dy ndeshje për shkak të një dëmtimi që e po e mbajnë jashtë fushave të lojës me Al Nassr. Por ai nuk është i vetmi që mungon në listën e publikuar nga Martinez. Nuk është përfshirë në listën e tij as Palhinha me shumë mundësi për shkak të situatës jo të mirë të Tottenham dhe për shkak të tronditjes që pësoi pas një përplasjeje me Cuti Romero. Çelësat e mesfiushës së skuadrës, në këtë mënyrë do të jenë në duart e Ruben e Joao Neves dhe sigurisht edhe Vitinhas.

Portugalia, në fazën finale të Botërorit të këtij viti, është në grupin K së bashku edhe me Uzbekistanin, Kolumbinë dhe fituesen e playoffit mes Republikës Demokratike të Kongos, Kaledonisë së Re dhe Xhamajkës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...