Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, automjeti përmbyset pranë Tunelit të Murrashit; raportohet për të plagosur

 

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit.

Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po japin ndihmën e parë dhe po bëjnë transportimin e të dëmtuarve drejt spitalit.

Ndërkohë, forcat e policisë pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit, si edhe numrin e saktë të personave të përfshirë dhe shkallën e dëmtimeve që kanë pësuar.

Hetimet paraprake janë përqendruar te shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Frikë në qytetet e Elbasanit...

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

SHBA,23 maj 2026/Albania Express News/Donald Trump po përgatit goditjen...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Ka ndërruar jetë në moshën...