Bardhi dhe Tabaku takim me raportuesin për Shqipërinë në Bundestag: Jetike lufta kundër korrupsionit

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, së bashku me deputeten Jorida Tabaku, gjatë vizitës së tyre në Berlin, Gjermani, u takuan me deputetin Peter Beyer, drejtues i grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag dhe raportues për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi nënvizoi se “Peter Beyer është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve, sepse kjo ndihmon qytetarët shqiptarë”, theksoi Bardhi.

Sipas tij, Shqipëria e ka jetike të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për këtë është e nevojshme një qeverisje e përgjegjshme që integrimin e ka projekt kombëtar, dhe jo retorikë për propagandën e ditës”, nënvizoi Bardhi.

Bardhi shtoi se Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Evropën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...