Arben Malaj apel Ramës: Tërheqja e firmës nga Porto Romano, ku janë 8 milionë eurot që firma vendosi garanci për kontratën?!

Ish-Ministri I Financave Arben Malaj akuzon strukturat e qeverisë se po përdorin qëllimisht termin “anulim” për dështimin e tenderit të Porto Romanos, një investim që duhet të kryhej me një shumë prej 400 milionë euro.

Kompania që mbeti në garë Archirodon, e regjistruar në Qipro, kur është pranuar për të sjellë ofertën e saj, sipas ish-ministrit, ka paguar detyrimin e garancisë prej 8 milionë euro, afro 2 përqind, për të marrë pjesë në tender.

Kjo shumë, sipas Malajt, duhet të arkëtohet në buxhetin e shtetit.

Kjo kompani duhet të jetë ligjërisht në “blackliste’ për tre vitet e ardhshme. Përdorimi I termit Anullim nga Kryeministria dhe Ministria është I paligjshëm dhe abuziv. Kjob ëhet me qëllim që kompania e tërhequr të mos penalizohet siç ndodh në çdo vend të botës” shkruan Malaj duke argumentuar se për vonesat e shkaktuara dhe manipulim të konkurrencës përmes detajeve djallëzore, këto kompani duhet të hyjnë në listën e zezë.

Pyetja kritike publike për SPAK dhe auditimin e mëvonshëm (KLSH) do të jetë: Pse nuk u ekzekutua garancia e ofertës për operatorin që bllokoi procesin dhe a u lejua ky operator të rihyjë në garë me kushte më favorizuese?” shkruan Malaj.

Projekti konsiderohet strategjik për Korridorin VIII dhe për logjistikën rajonale. Në 2022 qeveria shpalli tendering për projektin Teknik të portit që u fitua nga kompania ndërkombëtare Royal HaskoningDHV. Në 2024 u hap tenderi I parë por nuk u paraqit asnjë ofertë dhe u anulua. Në 2025 në garë hynë kompani të mëdha ndërkombëtare për ndërtimin e porteve por shumë prej tyre u skualifikuan. Në fund mbeti vetëm një ofertues final. Archirodon Construction Overseas Company Limited nuk paraqiti ofertë financiare Brenda afatit deri në 9 mars 2026, duke u terhequr praktikisht nga gara.

Por Arben Malaj, ish-ministër financash, argumenton se kompania nuk mund të përdore këtë procedurë për “lojëra biznesi” a “interesash” ndaj garancia e vendosur nga kompania duhet të merret nga shteti shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME