Arta Dade feston sot ditëlindjen, Erion Braçe i bën dedikimin e veçantë: Së bashku me Namik Doklen, ishin modeli që identifikohet Partia Socialiste

Deputeti i PS-së Erion Braçe, nuk i ka harruar kolegët që i kanë hapur dyet në politikë. Në një postim të gjatë në Facebook, Braçe i ka bërë një dedikim të veçantë ish-deputetes së PS-së Arta Dade, e cila sot feston ditëlindjen e 73-të.

Deputeti socialist shkruan se Dade ishte një nga modelet me të cilët do te identifikohet Partia Socialiste dhe se se ishte një ndër zonjat që nuk i “shndërroi” pushteti.

Po ashtu Braçe i ka dedikuar edhe disa fjalë njërit prej emrave më të rëndësishëm të PS-së, Namik Dokle. Ligjvënësi socialist shkruan se Dokle qëndroi kor kohët nuk ishin të qeta dhe u largua më pas me dinjitet.

“Qendroi ne beteje edhe kur dhuna ishte brutale, materializuar nga shkopinj e arme qe merrnin jete dhe u terhoq plot dinjitet kur parimet e tij binin ndesh me menyren si ushtrohej pushteti; sa shume vlen kjo!”, thekson ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Braçes:

NJE YLL DHE NJE BURRE!

Une kam qene pafund me fat ne 35 VITE ne PARTINE SOCIALISTE, prej grave e burrave qe me hapen dyert e saj, me mbajten prane e ndane me mua gjithcka dinin, me mesuan TE MAJTEN, me treguan betejat plot nder e dinjitet, me ben shok e me dhane mundesi ti kem miq!

ARTA DADE-nje yll qe ndrin prej shpirtit te saj te bukur, mendjes perhere te fresket dhe pasionit thuajse luftarak, eshte nje nga modelet e perjetshme me te cilet do te identifikohet PARTIA SOCIALISTE;

Kohet do sjellin pafund vajza e gra ne shtepine tone, por grate qe shpetuan PS ne dy opozita-njera me e pergjakshme se tjetra, te renda per cdo vajze e grua, qe nuk i shnderroi dot pushteti, sic Arta, do jene aty si shembulli per tu ndjekur!

NAMIK DOKLE-nje burre ne cdo dimension njerezor, prej mendimit, fjales, veprimit, qendreses, nderit e dinjitetit, nga themelimi dhe ende, ishte dhe eshte nje tjeter model me te cilin edhe sot identifikohet PARTIA SOCIALISTE;

Qendroi ne beteje edhe kur dhuna ishte brutale, materializuar nga shkopinj e arme qe merrnin jete dhe u terhoq plot dinjitet kur parimet e tij binin ndesh me menyren si ushtrohej pushteti; sa shume vlen kjo!

ARTA DADE SOT KISHTE DITELINDJEN DHE UNE DUA TI UROJ PAFUND JETE DHE CDO GEZIM NE TE;

NAMIK DOKLE KISHTE PAK DITE ME PARE DITELINDJEN DHE DUA TI UROJ JETE TE GJATE DHE MENDJE TE FORTE PER TE SHKRUAR ENDE!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME