Rikthehet qarkullimi normal në aksin Librazhd–Prrenjas, përfundojnë punimet për asfaltimin te “Arrat e Gurrës”

 

Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e segmentit rrugor të dëmtuar nga rrëshqitja e dherave në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas i cili u shkatërrua muajin e kaluar dhe izoloi Juglindjen për afro dy javë.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale informoi se ndërhyrja ka përfunduar me sukses, duke rikthyer qarkullimin normal për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të rëndësishme.

Sipas ARRSH, punimet për asfaltimin u realizuan pasi më parë u bë stabilizimi i terrenit dhe sistemimi i trupit të rrugës, ndërhyrje të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e segmentit të prekur nga rrëshqitjet e dheut. Pas përfundimit të këtyre proceseve, u krye edhe asfaltimi i plotë i pjesës së dëmtuar.

Ky aks ka një rëndësi të veçantë për qarkullimin e përditshëm të banorëve dhe për lidhjen mes zonave të Librazhd dhe Prrenjas, ndaj rikthimi i shpejtë në normalitet i trafikut ishte një ndër prioritetet kryesore të ndërhyrjes.

Në përfundim të njoftimit, ARRSH ka falënderuar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në këtë segment rrugor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...