Ministri Andis Salla: Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore do të forcojë kapacitetet

Në Ditën Botërore të Konsumatorit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vuri në dukje angazhimin e institucioneve për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve.

Në një mesazh me rastin e kësaj dite, u shpreh se nën sloganin e këtij viti “Produkte të sigurta, Konsumatorë të sigurt”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon përkushtimin për të siguruar standarde të larta të sigurisë ushqimore.

Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë realizohen 1 945 teste të akredituara sipas standardit ISO 17025:2017, duke monitoruar cilësinë e produkteve ushqimore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore për vitin 2026 do të forcojë kapacitetet laboratorike dhe institucionale në këtë sektor.

Ai theksoi se puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në kuadër të Kapitullit 12 synon të garantojë më shumë siguri për konsumatorët dhe të rrisë besimin ndaj produkteve shqiptare, në rrugën drejt objektivit “Shqipëria 2030”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...