Funarësi i Librazhdit feston Ditën e Verës , tradita, kënga dhe vallet popullore ringjallin zemrën e Çermenikës

 

Nga Caush Kullafi

Atmosfera e Dita e Verës ka përfshirë këtë vit edhe trevën e bukur të Funarësit në Librazhd, ku festa tradicionale është kthyer në një manifestim të gjallë të kulturës, traditës dhe identitetit të zonës së Çermenikë.

Në këtë festë që simbolizon ardhjen e pranverës dhe ringjalljen e natyrës, Funarësi është shndërruar në një skenë të madhe gëzimi. Fshati dukej si një kopsht pranvere, i mbushur me lule shumëngjyrëshe, me këngë që jehonin nëpër male dhe me poezi që shpërthenin në buzët e fëmijëve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion.

Vallet popullore, kostumet tradicionale dhe aktivitetet kulturore i dhanë kësaj feste një dimension të veçantë. Nxënësit e shkollave të zonës organizuan edhe një panair me punimet dhe krijimet e tyre, duke e kthyer këtë aktivitet në një mozaik ngjyrash dhe talentesh të reja. Ndërkohë, gatimet tradicionale përhapnin aromën karakteristike të kuzhinës së zonës, duke sjellë ndër mend kujtimet e sofrave familjare dhe mikpritjes së njohur të kësaj treve.

Në këtë atmosferë festive, tradita u ndje e gjallë në çdo detaj. Sofrat e shtruara, bisedat mes banorëve dhe mikpritja e ngrohtë krijonin ndjesinë sikur koha kthehej pas, duke risjellë në jetë vlerat dhe zakonet që janë trashëguar ndër breza.

Një rol të rëndësishëm në organizimin dhe gjallërimin e kësaj feste pati edhe Elona Koçi, drejtoreshë e funksioneve përkatëse dhe koordinatore në bashki, njëkohësisht bijë e kësaj treve. Me pasion dhe kreativitet, ajo kontribuoi që aktivitetet të merrnin jetë dhe të sillnin një frymë të re në këtë festë tradicionale.

Pjesëmarrja e të rinjve të veshur me kostumet popullore të zonës ishte një nga momentet më të bukura të festës. Me këngë dhe valle ata i dhanë shpirt këtij manifestimi, duke treguar se tradita nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një frymë e gjallë që vazhdon të jetojë në zemrat e njerëzve.

Kjo festë tregoi edhe një herë se tradita e Funarësit dhe e gjithë Çermenikës mbetet një pasuri e çmuar kulturore, ku brezat bashkohen si degët e një peme të madhe, ndërsa zemra e kësaj treve rreh fort për të ruajtur dhe përcjellë identitetin dhe gëzimin e saj brez pas brezi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Moti rikthehet të...

Rama publikon videon nga takimi me këngëtarin Kanye West, i tregon ambientet e Kryeministrisë

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Rama: Duhet të kalojmë në turizëm elitar, përfitime më të mëdha për ekonomitë lokale

TIRANË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryeministri Edi...