“Këndi i Premtimeve për Mjedisin”, mesazh ndërgjegjësues nga Elbasani në Ditën e Verës

Drejtoria e Mjedisit në Bashkinë Elbasan organizoi në Ditën e Verës një aktivitet simbolik me në qendër ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës.
Përpara Bashkisë së Elbasanit u krijua “Këndi i Premtimeve për Mjedisin”, një hapësirë ku qytetarë të moshave të ndryshme patën mundësinë të shprehnin angazhimin e tyre për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe vendosën premtimet e tyre për mjedisin Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Arbjan Mazniku, si dhe deputetët e qarkut Elbasan.
Fëmijë, të rinj dhe qytetarë të shumtë u bënë pjesë e këtij momenti simbolik, duke përcjellë mesazhin se çdo ndryshim i madh për mjedisin nis nga ndërgjegjësimi dhe veprimet e vogla të përditshme.

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Elbasan, Lorena Haxhiymeri, theksoi se nisma të tilla synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar dhe të forcojnë kulturën e kujdesit ndaj natyrës, duke i kthyer premtimet për mjedisin në veprime konkrete për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/-/ Kryeministri Edi...

Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara

SELANIK,5 korrik 2026/Albania Express News/-Një natë dramatike në luftë...